Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit vazhdon me pastrimin e rrugëve të kryeqytetit

Ekipet e shërbimit dimëror të Bashkisë së Shkupit bëjnë të ditur se me fillimin e reshjeve të reja të borës, janë angazhuar maksimalisht që rrugët të jenë të kalueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata bëjnë të ditur se deri tani kanë hedhur 50 ton me kripë, duke ndërhyrë kështu në të gjitha rrugët e bashkisë, ndërkaq në raste kritike janë angazhuar ekipet e mekanizuara për të pastruar rrugët nga dëbora.

Njiherit, Bashkia e Shkupit apelon te qytetarët që t’i bashkangjiten obligimit ligjor për pastrimin e dëborës nga rrugicat para shtëpive, objekteve të tyre afariste, etj./Telegrafi/

Exit mobile version