Telegrafi

Bashkia e Shkupit do t’i bllokojë llogaritë e qytetarëve që kanë borxhe, nëse të njëjtat nuk i paguajnë

Bashkia e Shkupit informon qytetarët se në pajtim me Ligjin për taksat e pronës, do të fillojë procedura për pagesë të dhunshme të borxheve prej vitit 2013 deri në vitin 2017.

Nga Bashkia thonë se për të mos ardhur deri tek pagesa e detyrueshme, është mirë që qytetarët t’i ulin borxhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Informojmë çdo person fizik dhe juridik se kanë qasje në kartën financiare, e cila është publikuar në faqen e internetit të Bashkisë së Shkupit. Me qëllim që të shmangen bllokimet e llogarive, ftojmë qytetarët që të paguajnë borxhet e tyre”, thonë nga Bashkia.

Ata shtojnë se nëse qytetarët nuk ulin borxhet, do të marrin masën e bllokimit të xhirollogarive./Telegrafi/