Bashkia e Shkupit shpalli thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të qytetarëve në rajonin e Bashkisë së Shkupit për furnizimin e peletave.
Siç kumtojnë nga Bashkia e Shkupit, me qëllim që t’i stimulojë qytetarët e Shkupit (amvisëritë) për ndryshimin e lëndës më të pastër për djegke, Bashkia e Shkupit do t’i kompensojë qytetarët që blejnë peleta nga dita e publikimi të thirrjes publike, ndërsa kompensimi do të jetë deri në 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Thirrja publike do të ndodh deri më 30 nëntor ndërsa do të realizohet sipas principit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.
Të drejtë për kompensim kanë qytetarët e Bashkisë së Shkupit që do të blejnë peleta për nxehjen e amvisërive të tyre nga dita e publikimit të thirrje publike deri në ditën e mbarimit, ndërsa qytetarët që kanë nxehje qendrore nuk kanë të drejtë të aplikojnë në këtë thirrje publike./Telegrafi/