Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit: Të punësuarit nuk i ndajmë në përkatësi partiake

Bashkia e Shkupit ka reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së në lidhje me pohimet për kërcënime të kryeministrit Zoran Zaev ndaj të punësuarve në Bashki.

Sipas tyre, koha e kërcënimeve dhe trysnive në administratën bashkiake ka përfunduar dhe është një e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Bashkia thonë se nuk ka ndarje të të punësuarve sipas përkatësisë partiake dhe politike, por është e kundërta, pra i stimulon të gjithë ata që punojnë me profesionalizëm dhe nderë dhe me përkushtim e kryejnë detyrën që e kanë.

Ky reagim erdhi pasi që Dimçe Arsovski nga OBRM-PDUKM-ja, në konferencë shtypi kishte akuzuar për kërcënime të kryeministrit Zaev ndaj të punësuarve në administratën bashkiake./Telegrafi/

Exit mobile version