Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit do të paguajë afër 40 mijë euro për fluturimin e hendbollistëve të Vardarit

Foto: Telegrafi.com

Vardari i Shkupit është shpallur kampion i Evropës në Hendboll duke e fituar garën prestigjioze, Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Maqedonia e Veriut triumfoi përballë klubit hungarez, Telekom Veszprem, në finalen e zhvilluar në Koln të Gjermanisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Hendboll, Vardari fiton Ligën e Kampionëve

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov sot para Kuvendit komunal tha “Prej mbrëmë jemi në kontakt me ekipen e hendbollit, deri tani kemi gjetur fluturim charter për klubin. Do të kushtojë, 39.500 euro. I njejti do të niset nga ora 14:30 kurse në Shkup do të jetë në ora 18:50. E kemi koordinuar avionin që të kryhen të gjithë procedurat e sigurisë, në vigjilje të samitit të NATO-s” tha Shilegov.

Gjithashtu, Shilegov kërkoi nga Këshilli që të ndahen rreth 2 milion denarë (apo 33 mijë euro) për organizimin e pritjes madhështore të henbollistëve. Ndërsa si dhuratë për fitoren e titullit, Bashkia do t’i ndajë me hendbollistët 6 milion denarë apo 97.560 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version