Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit do të ofrojë pllakata për reklamim falas gjatë zgjedhjeve lokale

Në pajtim me detyrimet ligjore Bashkia e Shkupit ka siguruar pllakata për reklamim pa pagesë në disa lokacione të veçanta gjatë zgjedhjeve lokale.

Për marrjen e të drejtës për shfrytëzimin e vendeve për ngjitjen e posterave, reklamave zgjedhore, organizatorët e fushatës duhet të dorëzojnë kërkesë në administratën e Bashkisë së Shkupit – sektorin për punë komunale, më së voni deri në fillimin e fushatës zgjedhore (25 shtator), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rendi i paraqitjes së posterave në pllakata do të përcaktohet me short, i cili do të mbahet më 25 shtator në orën 11 në Bashkinë e Shkupit.

Bashkia e Shkupit këtë aktivitet e bën me qëllim që brendësia e qytetit të mos “njolloset” me reklama politike gjatë fushtës zgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 15 tetor./Telegrafi/

Exit mobile version