Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit do të ndajë ndihmë në të holla për familjet e viktimave nga zjarri në Tetovë

Foto: Telegrafi.com

Këshilli i Bashkisë së Shkupit sot në mbledhjen e saj ka vendosur që familjeve të viktimave në zjarrin në spitalin modular në Tetovë t’u ndajë ndihmë në të holla prej 100.000 denarë në shumë neto.

Ndihma në të holla u ndahet si shprehje e solidaritetit ndaj familjeve të viktimave në zjarrin në spitalin modular në Tetovë, kanë njoftuar nga Bashkia e Shkupit.

“Në këtë mbledhje të fundit në këtë përbërje të Këshillit të Bashkisë së Shkupit, kryetari Petre Shilgov ka falënderuar të gjithë këshilltarët për bashkëpunimin e mirë në katër vitet e kaluara”, qëndron në kumtesë.

Ndryshe, nga zjarri në Tetovë jetën e humbën 14 persona, në mesin e të cilëve kishte edhe persona që nuk ishin pacientë./Telegrafi/

Exit mobile version