Grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Bashkisë së Shkupit, kanë dalur kundër tentimeve të pushtetit lokal që të vazhdohet me financimin e “Rrotës Panoramike” të cilën e ndërton Ndërmarrja Publike “Shkupi”.
Dragi Davçevski, koordinator i grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Bashkisë së Shkupit, tha se në kushte kur buxheti i Bashkisë së Shkupit me rebalancin e buxhetit është zvogëluar për 30 për qind, këto investime janë joproduktive, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pas ndryshimit të pushtetit qendror, u ndaluan donacionet nga institucionet shtetërore për rrotën, u kalua në formë tjetër me subvencione nga Bashkia e Shkupit. Kjo është edhe një dëshmi nga të shumtat që në periudhën e kaluar kanë treguar për harxhimin e pakontrolluar të parave të popullit për ndërtime që nuk janë prioritet për qytetarët e Shkupit”, tha Davçevski.
Projekti “Rrota Panoramike” në Shkup ka filluar kohë më parë, ndërsa akoma është papërfunduar për shkak të aryeve financiare./Telegrafi/