Bashkia e Shkupit nesër dhe pasnesër do të bëjë dezinfektimin ajror kundër mushkonjave, ndërsa nga e diela (24 shtator) deri të enjten e javës së ardhshme (28 shtator) do të zbatojë dezinfektim territorial, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga Bashkia, dezinfektimi ajror do të zbatohet në orët e mëngjesit, ndërsa spërkatja territoriale do të bëhet prej të dielën deri të enjten në periudhën kohore.
”Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinfektimit, ajo do të kryhet ditën tjetër në vijim, derisa kur do të mundësojnë kushtet e motit në të njëjtin termin”, kumtojnë nga Bashkia e Qytetit.
Nga atje njoftojnë bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve. /Telegrafi/