Telegrafi

Bashkia e Shkupit do të harxhojë 570 mijë euro për mirëmbajtjen dhe ndriçimin e orëve të qytetit

Bashkia e Shkupit ka nënshkruar tri marrëveshje me Shoqatën për projektim, inxhinering dhe përfitim “Elektrondërtimet DOOEL” nga Shkupi, me vlerë prej 35 milionë denarë ose rreth 570 mijë euro, për mirëmbajtjen dhe ndriçimin e orëve të qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja është nënshkruar më 15 qershor, ndërsa kjo shoqatë do të detyrohet për mirëmbajtjen dhe ndriçimin e orëve të qytetit në Shkup./Telegrafi/