Telegrafi

Bashkia e Shkupit të dielën shënon Ditën pa automjete

Foto: Telegrafi.com

Të dielën, më 30 maj, Bashkia e Shkupit organizon Ditën pa automjete nën moton “Rrugë për njerëz”.

Për këtë qëllim, rruga “Vasko Karangellevski” në Aerodrom do të jetë e mbyllur për automjetet për 12 orë, nga 08:00 e mëngjesit deri në ora 20:00.

“Organizimi i një ditë pa automjete mund të jetë shembull i shkëlqyer për drejtimin në të cilën shkon Bashkia e Shkupit, me qellim të promovimit të politikave të për krijim të sistemit në komunikacion, por edhe t’u jepet mundësi qytetarëve që në mënyrë aktive të përfshihen dhe t’i ndjejnë përfitimet nga humanizmi i hapësirës urbane”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se këto aktivitetet shkojnë në favor të qëllimit të Bashkisë së Shkupit për ta fituar titullin “Kryeqyteti i Gjelbër në Evropë”./Telegrafi/