Telegrafi

Bashkia e Shkupit do të dërgojë ekipe për ndihmë në Shqipëri

I gjithë Ballkani është tronditur nga tërmeti që ndodhi në Shqipëri me epiqendër në Durrës sot në mëngjes, ndërsa është ndjerë edhe në Shqipëri.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov informoi se do të dërgohen ekipe për dhënien e ndihmës në Shqipëri.

“Në marrëveshje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Bashkia e Shkupit drejt Durrësit do të dërgojë ekipe speciale me pajisje dron termal për ndihmë gjatë kërkimit të mbijetuarve të cilët janë nën gërmadha. Bëjmë gjithçka që është e mundur për ndihmë në këtë moment tragjik”, theksoi Shilegov.

Nga Ministria e Punë të Jashtme të Maqedonisë informojnë se deri më tani nuk ka të dhëna për vdekje ose të lënduar të shtetasve të Maqedonisë gjatë tërmetit në Shqipëri./Telegrafi/