Këshilli i Komunës së Shkupit me 19 vota “për” dhe 4 “të përmbajtur” sot miratoi amendamentin e grupit të OBRM-PDUKM-së për dhënien e ndihmës financiare prej 15 milionë denarë klubit të futbollit FK “Vardar”.
Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska vlerësoi se me këtë veprim paratë do të përfundojnë dikund tjetër dhe i bëri thirrje Policisë Financiare të kontrollojë klubin.
Sipas saj, nevojitet një analizë serioze për gjetjen e një zgjidhje për këtë problem dhe kërkoi që kompetencat e klubit të jenë të Bashkisë së Shkupit.
“Nga viti 2021 klubin e ka ndërmarrë kompani që ka dërguar klubin në ligë të dytë. Ajo firmë nuk ka përmbushur asnjë nga obligimet nga marrëveshja e shit-blerjes”, theksoi Arsovska.
Ajo theksoi se Bashkia e Shkupit nuk ka asnjë ndikim dhe kontroll në vendimet e kësaj kompanie dhe se me vendimin e sotëm, problemi në vend që problemi të zgjidhet, do të ndahen 250 mijë euro firmave private që kanë dërguar klubin në ligë të dutë edhe pse Bashkia e Shkupit nuk ka asnjë rol se çfarë ndodh atje./Telegrafi/