Telegrafi

Bashkia e Shkupit sqaron rastin e ngecjes së kamionit në sheshin ”Maqedonia”

Bashkia e Shkupit ka reaguar në lidhje rastin e ngecjes së një kamioni në sheshin ”Maqedonia”, rast që shkaktoi reagime të shumta dhe ironizime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkia hedhë poshtë akuzat për punë jocilësore duke shtuar se ndërtimi është bërë sipas të gjitha standardeve të tipit të këtillë.

Lexo po ashtu Cilësia e dobët e bekatonit në sheshin ‘Maqedonia’ bën që kamioni të bie në gropë (Foto)

”Dëshirojmë të theksojmë se sipërfaqja te fontata në sheshin ”Maqedonia” është ndërtuar sipas të gjitha standardeve për ndërtim të llojit të këtillë të fontanave”, thonë nga Bashkia.

Më tej, thuhet se fontanat e tilla nuk janë të parapara që mbi to të kalojnë automjete, posaçërisht të rënda, dhe se shoferi ka qenë paralajmëruar më herët që vozitja në atë pjesë është e ndaluar./Telegrafi/