Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit siguron transport të organizuar për nxënësit dhe studentët me aftësi të kufizuara deri në shkolla dhe fakultete

Bashkia e Shkupit njoftoi se për nxënësit dhe studentët me aftësi të kufizuara është siguruar transport i organizuar nga vendbanimi i tyre deri në shkollat e mesme dhe fakultetet në Shkup.

Sipas Bashkisë së Shkupit, bëhet fjalë për një aktivitet i cili është në përputhje me Programin për aktivitetet në fushën e kujdesit social, fëmijëve dhe shëndetësor në Qytetin e Shkupit, për vitin 2022.

“Transporti i organizuar i nxënësve dhe studentëve me aftësi të kufizuara të cilët ndjekin mësimet në shkollat e mesme apo fakultetet në qytetin e Shkupit realizohet me autobus të adaptuar dhe fugon minibus. Automjetet janë plotësisht të adaptuara për nevojat e përdoruesve me mundësi hyrjeje për karrocën e invalidëve dhe shtesa të tjera”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se gjithsej 80 nxënës dhe studentë me aftësi të kufizuara përdorin këtë lloj transporti. Shoqata e Studentëve dhe të Rinjve me Aftësi të Kufizuara bën orarin javor drejtpërsëdrejti me grupin e synuar dhe drejtuesit e mjeteve dhe organizon itinerarin.

“Bashkia e Shkupit është i përkushtuar në përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetës së studentëve dhe të rinjve që i përkasin këtij grupi në nevojë, për të mundësuar lëvizshmëri më të madhe, qasje më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara në shkolla dhe fakultete, përfshirje në procesin e rregullt arsimor dhe sigurimin e pavarësisë dhe pavarësisë në lëvizje”, thuhet në fund./Telegrafi/

Exit mobile version