EVN Maqedoni si ofertuesi i vetëm në ankandin e djeshëm e ka blerë “shtëpinë e qytetit” nga Bashkia e Shkupit, për çmimin prej 12.7 milionë euro.
Këtë për SDK, e ka konfirmuar kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se në 15 ditët e ardhshme do të nënshkruhet marrëveshje me kompaninë për distribuimin dhe pagesën e energjisë elektrike.
Ky objekt rreth Vardarit është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, ndërsa ka filluar të ndërtohet në vitin 2011 dhe harxhimet vlerësohet se kanë qenë 18 milionë euro.
Shilegov e ka hedhur poshtë mundësinë që administrata e bashkisë të vendoset në “shtëpinë e qytetit”, pasi nuk i ka plotësuar kushtet, gjegjësisht ka qenë e ngushtë për atë numër të të punësuarve./Telegrafi/