Bashkia e Shkupit në bashkëpunim me “Lidhjen e Sporteve të Shkupit, në prani të një numri të madh të sportistëve, trajnerëve dhe ekipeve sportive, tradicionalisht ndau çmimet vjetore për sportistët më të mirë. Çmimet “Sportisti i Vitit për Vitin 2022” i ndanë kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska dhe Zoran Stojanoviq, kryetar i Lidhjes së Sporteve të Shkupit.
Nga Bashkia e Shkupit theksojnë se 10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë senior për (meshkuj dhe femra) janë: Dejan Georgievski nga Klubi i Taekuondos “Butel”, Boban Ilioski nga Klubi i Kik-Boksit “Kampion”, Filip Dodevski nga Klubi i Taekuondos “Butel”, Petar Spasenovski nga Klubi i Karatesë “Makpetrol” Viktoria Varadinova nga Klubi i Kik-Boksit “Kampion”, Meri Akievska nga Klubi “Magnus Fitnes dhe Aerobik” ,Dario Ivanovski nga Klubi i Maratonës “Delta”, Veronika Kostovska nga Klubi Olimpik i Karatesë 2007, Adrijana Pop Arsova nga Klubi i Maratonës “Delta” Angela Mojsovska nga Klubi i Karatesë “Makpetrol”.
Po ashtu 10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë të rinj (meshkuj dhe femra) janë: Stefan Stojanoviq nga Klubi i Karatesë Makpetrol
Omer Memedi nga Klubi i Mundjes “Liria 2010”, Nelson Uzeir i Klubit i Kik-Boksit “Kampion”, Vitomir Trajkovski nga Klubi i Karatesë “Makpetrol”, Kalin Ivanovski nga Klubi i Tenisit “Jug”, Besir Alili nga Klubi i Mundjes “Liria 2010”, Marija Petrovska nga Klubi i Karatesë “Makpetrol”, Darko Georgievski nga Klubi i Taekuondos “Butel”, Magdalena Stankovska nga Klubi i Triatlonit “Triogi Racing”
Aleksandra Simeva nga Klubi i Tenisit “MTP”
“Si ekipi më i suksesshëm nga Shkupi u shpall Klubi i Karatesë “Makpetrol”, si trajner më i suksesshëm Dejan Mitrovski nga klubi i Kik-Boksit “Kampion”, ndërsa si sportisti më i suksesshëm i huaj që luan për një ekip nga Shkupi, Sandej Adetunxhi nga klubi i futbollit “Shkupi” SH.A. Shkup. Si sportisti më i suksesshëm në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara u shpall Andrej Stojanovski nga “Lidhja për Sport dhe Rekreacion e Invalidëve të Kisela Vodës” për rezultatet e tij të jashtëzakonshme dhe fitimin e vendit të katërt për të tretën herë në not në Lojërat Olimpike Verore”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/