Telegrafi

Bashkia e Shkupit shpall konkurs për subvencionim të stufave me peleta

Bashkia e Shkupit ka shpallur konkurs për subvencionimin e një pjese të harxhimeve për blerjen e stufës me peleta për vitin 2017. Kompenzimi do të bëhet sipas parimit ”i pari që vjen, i pari shërbehet”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të drejtat për të aplikuar, kriteret, mënyrën e realizimit të kësaj të drejte dhe të zbatimit janë të vërtetura me shpallje publike në faqen e internetit të Bashkisë së Shkupit.

Për këtë projekt janë siguruar 10 milionë denarë, ndërsa konkursi është i hapur deri më 13 mars./Telegrafi/