Bashkia e Shkupit ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili akuzoi se drejtori i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimet”, Aleksandar Atanasov, ka diplomë të pavlefshme dhe se kryetari i OBRM-PDUKM-së po e mbron atë për shkak të lidhjeve familjare. Nga Bashkia e Shkupit thonë se, pas përhapjes së informacioneve në publik kanë marrë iniciativë për vërtetimin e diplomave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bashkia e Shkupit është drejtuar në institucionet kompetente të cilat janë përgjegjëse për këtë problematikë dhe menjëherë pasi të marrin përgjigje, do të informojmë opinionin me kohë”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Shkupi./Telegrafi/