Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit: Punonjësit nuk i ndajmë sipas përkatësisë partiake

“Koha e kërcënimeve dhe trysnive në administratën e Bashkisë janë e kaluar. E dukshme është prania e OBRM-PDUKM-së se si kanë qeverisur dhe në cilën mënyrë i kanë detyruar të punësuarit në administratën, dhe mendojnë se nuk mund të mënyrë tjetër të udhëhiqen me Bashkinë” reagon Bashkia e Shkupit ndaj akuzave të zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski.

“Opozita nuk mund të pranojë faktin se në Shkup tani krahas punëtorë dhe qytetarët marrin pjesë në krijimin e buxhetit, në sjelljen e vendimeve dhe në kontrollin e pushtetit, diçka që nuk ishte praktikë në të kaluarën”, njoftojnë nga Bashkia e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ato shtojnë se është e rëndësishme të potencohet se Bashkia e Shkupit nuk i ndan punonjësit sipas përkatësisë partiake, përkundrazi, i stimulon ata që profesionalisht, dhe në mënyrë të përkushtuar e punojnë punën e tyre dhe kontribuojnë për realizimin dhe zhvillimin e gjithë projekteve në bashki.

Lexo po ashtu Arsovski: Pushteti i kërcënon administratorët që nuk janë pjesë e LSDM-së

“Për herë të parë, pas qeverisjes dekadëshe të OBRM-PPDUKM-së në Bashkinë e Shkupit, politika është jashtë administratës, ndërsa përqendrimi është drejt interesave dhe nevojave të qytetarëve. Qeverisja e dhunshme, frikësimi i administratës është e kaluar që qytetarët e Bashkisë së Shkupit asnjëherë nuk do të lejojnë të përsëritet”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Exit mobile version