Bashkia i Shkupit vazhdon intensivisht me pastrimin e bulevardeve dhe rrugëve të cilat janë nën përgjegjësi të tyre, me qëllim për ta ulur ndotjen e ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM
Siç informon Bashkia e Shkupit, NP ‘Higjiena komunale’ në tre ndërrime në të gjithë territorin e Shkupit është duke kryer pastrimin e rrugëve me numër të madh të cisternave.
Përveç makinave larëse me cisterna, në terren bulevardet dhe rrugët e qytetit pastrohen edhe me pompa dore dhe pastrohen me katër automjete të veçanta komunale. /Telegrafi/