As 84.070, as edhe 40.000 metër katrorë nuk do të shkatërrohet. Bashkia e Shkupit sot ka dalë me informacionin se parku i ardhshëm për lojëra në Parkun e Qytetit do të përfshijë sipërfaqe rreth 24 mijë metre katrorë, me çka njëkohësisht i demanton se do të shkatërrohet një pjesë e gjelbërimit për tu ndërtuar Luna Parkut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Bashkia e Shkupit i injoron të gjitha spekulimet në lidhje me ndërtimin e Luna parkut të ri, ku thuhet se ndërtimi i së njëjtës do të shkatërrojë mbi 59.000 metre katrorë’, kumtojnë nga administrata e Bashkisë.
Nga atje thonë se parku i ri zbavitës do të kushtojë rreth 400 milionë denarë, gjegjësisht rreth 6.5 milionë euro. /Telegrafi/