Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit përfshihet në fushatën “Verë pa zjarre”

Bashkia e Shkupit përfshihet në fushatën “Verë pa zjarre” të cilën e filloi sot Reparti për parandalim pranë SPB Shkup me aktivitete në parkingun e Vodnos së Mesme.

Apelojmë për kujdes gjatë lëvizjes në pyjet, si dhe gjatë lëvizjes në hapësira të hapura për shkak të parandalimit të zjarreve, shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe rrezikimin e jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve, të mos hidhen mbetjet e cigareve në hapësira të hapura, të mos ndizet zjarr në vende të hapura, me çka bashkë do të kontribuojmë për ruajtjen e pyjeve dhe ato t’i lëmë trashëgimi për gjeneratat e ardhshme”, deklaroi Valon Saliu, zëdhënës i Bashkisë së Shkupit.

Njësiti zjarrfikës i Bashkisë së Shkupit do të kryejë trajnim dhe simulim të shuarjes së zjarrit të të punësuarve nga “Parqet dhe gjelbërimet” të Qytetit të Shkupit dhe qytetarëve të interesuar.

Lexo po ashtu SPB Shkup nisi fushatën “Verë pa zjarre”

Nëpunës të policisë do të realizojnë takime me vizitorët e park-pyllit Vodno. Sipas zgjedhjes së rastit do të ndalojnë automjete dhe shoferëve do t’iu tregohet për rreziqet e mundshme nga paraqitja e zjarrit, dëmet nga paraqitja eventuale e zjarreve në vende të hapura dhe t’u tregojmë për paraqitjen eventuale të zjarreve në vend të hapur dhe do të tregojmë për pasojat e mundshme nga ndezja e zjarrit në vend të hapur.

Aktivitetet, siç informojnë nga Bashkia e Shkupit, do të vazhdojnë në periudhën e verës përmes realizimit të takimeve me qytetarë dhe ndjekjen e gjendjes në teren, veprim parandalues me qëllim uljen e zjarreve të shkaktuara nga moskujdesi.

Fushata por realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Shkupit, Njësinë zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit dhe Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, Komunës Karposh dhe NP “Parqet dhe gjelbërimet”.

Exit mobile version