Bashkia e Shkupit njoftoi se për vitin 2022 janë ndarë 24 milionë denarë për subvencione për vitin 2022 për blerjen e kondicionerëve inventer.
Sipas tyre, kjo është shuma më e madhe e mjeteve që janë ndarë në vitet e kaluara.
“Bashkia e Shkupit nga mjetet e veta buxhetore këtë vit ndan 24 milionë denarë rekord për subvencione për blerjen e kondicionerëve inverter, për ndryshim nga dy vitet e mëparshme, kur në buxhetin për këtë masë nuk kishte fare mjete të Qytetit të Shkupit, gjegjësisht paratë për subvencione u siguruan nga Qeveria”, thuhet në njoftimin e tyre.
Nga Bashkia e Shkupit njoftojnë se për herë të fundit për këtë pikë bashkia ka ndarë 20 milionë denarë në vitin 2019, ndërsa shuma e ndarë në vitin 2018 ka qenë 10 milionë denarë.
“Në katër vite të udhëheqjes së Bashkisë së Shkupit nga ish-kryetari Petre Shilegov për subvencione për kondicionerë inverter nga paratë e Qytetit janë ndarë gjithsej 30 milionë denarë, ndërsa tani vetëm për vitin 2022 janë parashikuar 24 milionë denarë”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/