“Palmat të cilat u mbollën në Shkup në vitin 2015 nuk është projekt i Bashkisë së Shkupit, por bëhet fjalë për projekt të cilin e ka realizuar Ndërmarrje Publike “Pyjet e Maqedonisë”, janë përgjigjur nga Bashkia e Shkupit ndaj informacioneve se projekti prej gjysmë milionë eurove me mbjelljen e palmave ka dështuar dhe se janë bërë harxhime të panevojshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Me këtë projekt, krahas qyteteve tjera në vendin tonë, ishte i përfshirë edhe Bashkia e Shkupit dhe komuna të ndryshme të kryeqytetit, por për mbjelljen e tyre nuk është harxhuar asnjë denarë nga buxheti i Bashkisë së Shkupit”, thuhet mes tjerash në reagimin e Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/