Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit: Nuk jemi kompetentë për rastet me gjarpërinjtë apo zvarranikët tjerë

“Në lidhje me dezinformatat e bëra në opinion, si dhe në lidhje me rastin e fundit të paraqitjes së gjarprit në Idrizovë, e informojmë opinionin se Ligji për Bashkinë e Shkupit ka përcaktuar saktësisht se kujt janë përgjegjësitë për dezinsektim, dezinfektim dhe deratizim, gjegjësisht Bashkia e Shkupit nuk ka kompetencë për deratizimin apo trajtimin e gjarpërinjve apo zvarranikëve apo brejtësve të tjerë”.

Kështu thonë nga Bashkia e Shkupit, pas rastit të sotëm të kafshimit të një qytetari nga gjarpëri. Nga Bashkia thonë se në nenin 15 paragrafi 1 pika 4 të Ligjit për Bashkinë e Shkupit është përcaktuar qartë obligimi i komunave të qytetit për deratizim dhe dezinfektim, përkatësisht dhjetë komunat janë përgjegjëse për deratizimin dhe dezinfektimin e zonave të banuara në territorin e tyre.

Lexo po ashtu Rasti i parë i kafshimit nga gjarpri në Shkup

“Kontrolli i dëmtuesve është një grup procedurash që kryhen për të shkatërruar dëmtuesit e rrezikshëm dhe bartësit e mundshëm të sëmundjeve të caktuara infektive. Dezinfektimi është një procedurë që synon të shkatërrojë numrin më të madh të mikroorganizmave të padëshiruar me mjete të ndryshme fizike dhe kimike”.

“Për sqarim, me nenin 10 paragrafi 1 pika 4 të Ligjit për Bashkinë e Shkupit, përcaktohet vetëm kompetenca e qytetit për dezinsektim, si tërësi e proceseve që ndërmerren për largimin e insekteve”, thonë nga Bashkia e Shkupit./Telegrafi/

Exit mobile version