Bashkia e Shkupit ka reaguar ndaj vendimit të Komunës Qendër për të ndërprerë punimet në bregun e lumit Vardar. Nga kabineti i Trajanovskit thonë se nëse Komuna Qendër nuk e ka pëlqyer planin për ndërtimit e rrugës, pse nuk e ka ndryshuar të njëjtin, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga Bashkia e Shkupit thonë se ndërtimi i kësaj rruge qasëse me regjim të veçantë të komunikacionit, është paraparë me Planin Detal Urbanistik të miratuar nga Komuna Qendër në vitin 2012, dhe se e njëjta po ndërtohet nga një investitor privat.
Ndërtimet në shëtitoren e vjetër të Shkupit shkaktuan revoltë të madhe tek qytetarët dhe biznesmetën që kanë bizneset e tyre afër lumit Vardar./Telegrafi/