Bashkia e Shkupit informon qytetarët se sot mbyll thirrja publike për subvencione për blerjen e biçikletave për vitin 2019, pasi që mjetet e parapara janë harxhuar. Me këtë, kërkesat për subvencione biçikletash nga nesër (28.5.2019), e martën, nuk do të pranohen.
“Në këtë thirrje publike deri më tani kanë arritur 3.472 kërkesa nga qytetarët për subvencionim për blerjen e biçikletave. Mbyllja e thirrjes është në përputhje me nenin 4 paragrafi 4 të Rregullores për shfrytëzimin e fondeve nga Buxheti i Bashkisë së Shkupit për subvencionimin e qytetarëve në territorin e Bashkisë së Shkupit për blerjen e biçikletave për vitin 2019”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/