Autoritetet e Bashkisë së Shkupit ju rekomandojnë qytetarëve të cilët përdorin transport publik të përdorin mjete për mbrojtje siç janë dorezat dhe maskat.
“Bashkia e Shkupi i rikujton qytetarët se automjetet e NQP Shkup vazhdojnë të dezinfektohen, që prej para dy javëve. Çdo automjet po dezinfektohet, dhe është një nga masat për mbrojtje nga coronavirusi”, shprehen nga Bashkia e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Automjetet, sipas njoftimit, po dezinfektohen sipas pajisjeve të përshtatshme me alkool dhe dezintal prej 10% dhe gjithashtu po kryet dezinfektimi manual në disa pjesë të autobusit.
Nga Bashkia e Shkupit theksojnë se dezinfektimi i brendshëm po kryhet për çdo ditë duke ju bërë apel qytetarëve të Shkupit të sillen në mënyrë të përgjegjshme në autobus dhe mbeturinat e tyre ti mbajnë dhe t’i hedhin në shportë më të afërt pas daljes nga autobusi.
Këto rekomandime, sipas tyre, kanë për qëllim të risin vetëdijen e higjienës publike dhe të mbrojë shëndetin e qytetarëve./Telegrafi/