Pas largimit të përmendores së Andon Janev – Qoseto, e cila ishte e vendosur para Gjykatës së Lartë, sot është largguar edhe bazamenti i saj, që sipas autoriteteve është ndërtim pa leje.
Përmendorja e Qoses në vitin 2014 ishte vendosur si donacion nga Shoqata për unifikim shpirtëror “Setnici”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pas largimit të përmendores së Qoses, pati reagim të madh në opinion dhe nga partia opozitare maqedonase, ndërsa më pas u vendos që përmendorja e njëjtë të vendoset në Komunën e Sopishtes./Telegrafi/