Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit me konkurs për 50 zjarrfikës të rinj

Foto: Arkiv

Bashkia e Shkupit për vitin 2018 ka planifikuar të punësojë 50 zjarrfikës të cilët pritet të përmbushin nevojën për intervenime të ndryshme në kryeqytet.

Sipas Shilegov, punësimet bëhen për shkak se mosha mesatare e të punësuarve aktual është e lartë dhe këtë vit pritet që 23 duhet të shkojnë në pension. Kurse, 27 tjerë duhet të shtojnë numrin e të punësuarve në të gjithë brigatat nëpër Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.

I pari i Shkupit ka thënë se ndërkohë është duke u bërë sistematizim i ri nëpër kryeqytet dhe ky proces duhet të mbarojë deri më 31 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version