Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit: Këtë vit hyrje më të vogla të mjeteve financiare për shkak koronavirusit

Foto: Telegrafi.com

Në seancën e sotme, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të diskutojë për raportin për përmbarimin e Buxhetit të Bashkisë së Shkupit për vitin 2020, për periudhën nga 1 janari deri më 31 mars.

Siç kumtuan autoritetet e qytetit, gjatë realizimit të të ardhurave të Buxhetit në tremujorin e parë këtë viti, ka hyrje të vogla të mjeteve financiare krahasuar me vitet e kaluara. Arsye për këtë, thonë nga Bashkia e Shkupit, është gjendja e sapokrijuar me koronavirusin.

Nga Bashkia e Shkupit informojnë se në tremujorin e parë të vitit 2020, të ardhurat e përgjithshme dhe hyrjet e tjera janë realizuar në vlerë prej një miliardë denarë, që është paraqet realizim prej 13 për qind në krahasim me atë të planifikuar për tërë vitin. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat në tremujorin e parë të vitit 2020 janë ulur për 11.8 për qind.

Të ardhurat e realizuara të buxhetit të Bashkisë së Shkupit për këtë periudhë, të ndarë në sektorë janë: transferime dhe donacione – 46,9 për qind, të ardhurat tatimore – 44 për qind, të ardhura jotatimore – 6,3 për qind dhe të ardhura kapitale – 2,7 për qind.

Exit mobile version