Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit kërkon ta ndërmarrë pronësinë dhe mirëmbajtjen e një pjese të përmendoreve “Shkupi 2014”

 

Bashkia e Shkupit ka shtruar kërkesë në Komunën Qendër për ndërmarrjen e mirëmbajtjes dhe të pronësisë së një pjese të përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”. Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për periudhë parazgjedhore, Këshillat do të duhet të sjellin vendime të cilat do të mundësojnë që kjo të realizohet ligjërisht.

“Nga Bashkia e Shkupit është shtruar kërkesë në Komunën Qendër pasi ne kemi kontraktuar Marrëveshje për mirëmbajtje si Qytet, gjegjësisht paraardhësi im dhe paraardhësi i kryetarit Sasha Bogdanoviq, kanë dakorduar Marrëveshje për mirëmbajtjen e përmendoreve dhe shatërvanëve diçka që qytetit tonë i kushton rreth 500 mijë euro në vit, e mbase edhe më shumë”, tha kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në pres konferencën e sotme për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Për mua si njeri dhe si politikan, potencoi Shilegov, projekti “Shkupi 2014” është i papranueshëm pasi është kontaminim i metaltë i qytetarëve të Shkupit, veçanërisht të gjeneratave të reja. Pasi flasim për qytet që asnjëherë nuk ka qenë i tillë dhe nuk ka traditë të tillë siç dikush artificialisht ka tentuar ta imponojë.

“Kam kërkuar nga Komuna Qendër ta dorëzoj, krahas mirëmbajtjes dhe pronësisë, që të mundemi ne të hyjmë më pas në dislokimin e një pjese të përmendoreve të projektit “Shkupi 2014″. Kërkesa është shtuar, jemi duke i
analizuar mundësitë ligjore, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për periudhë para zgjedhjeve, nëse mundet Këshillat të sjellin vendime të tilla dhe pranimin e obligimit të tillë”, tha Shilegov.

Kryetari shtoi se zgjedhjet do të kalojnë për një muaj dhe atë, siç tha, do ta realizojmë në çdo rast.

Exit mobile version