Autobusët e NQP Shkup ngelën të parkuar në dy bazat e ndërmarrjes në Gjorçe Petrov dhe Autokomandë.
Të punësuarit, që në orën 04:30 mëngjesin e sotëm janë mbledhur në afërsi të ndërmarrjes, duke kërkuar pagën e shtatorit. Por në vend të pagës, të punësuarit e NQP Shkup morën kallëzim penal nga Bashkia e Shkupit.
Nga Ndërmarrja Publike thonë se diku njëzet persona nga LSM dhe sindikata e pavarur e NQP-së i pengojnë shoferët e autobusëve rregullisht të kryejnë detyrat e tyre, në kundërshtim me nenin 35 nga Ligji për Ndërmarrje Publike, me të cilat rregullohet mënyra e grevës.
“Për shkak të kësaj, Bashkia e Shkupit do t’i respektojë masat ligjore dhe do të ngritë kallëzime penale kundër personave që pengojnë funksionimin e rregullt të ndërmarrjes publike dhe e mbajnë në robëri Shkupin dhe shkupjanët”.
“Që dje Bashkia e Shkupit përgatiti vendim për riorientim të mjeteve me të cilat do të sigurohet paga e fundit e cila ka vonesë prej pesë ditëve për shkak mos pagesave të borxheve ndaj ndërmarrjes nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe komunat”, thuhet në reagimin e NQP-së.
Nga atje apelojnë që anëtarët e bordit ekzekutiv të NQP-së të veprojnë në përputhje me obligimet e tyre ligjore, në të kundërtën do të jenë pjesë e kallëzimit penal për shkak organizimit joligjor të protestave dhe pengesës së punës.