Bashkia e Shkupit sot ka publikuar thirrjen publike për kompensim të një pjesë të harxhimeve për qytetarët e rajonit të Shkupit, të cilët dëshirojnë të blejnë biçikleta.
Qytetarët të cilët do të blejnë biçikleta ga dita e shpalljes së thirrjes publike, deri më 31 gusht, do t’u kompensohet një pjesë e harxhimev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mjetet që Bashkia e Shkupit do të subvencionojë janë në vlerë prej 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, duke përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale, si dhe 50% të vlerës së biçikletës së përshtatur për personat me aftësi të kufizuara fizike jo më shumë se 90.000 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.
Thirrja publike do të realizohet sipas parimit “kush vjen i pari, i pari do të shërbehet”. /Telegrafi/