Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit: Jemi të përgatitur për temperaturat e ulëta dhe rreshjet e borës

Përderi sa disa vite me rradhë bora në muajin janar ishte befasuese për qytetet dhe qeveritë lokale, Bashkia e Shkupit vendosi të të mos e lejojë këtë të ndodh këtë vit. Pas paralajmërimeve të rreshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, mbajti mbledhje koordinuese me përfaqësuesit dimëror dhe të komunave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi gati për të mirëmbajtur rrugët dhe bulevardet në rajonin e Shkupit, gjatë kushteve dimërore. Për pastrimin e borës dhe korocive Bashkia e Shkupir këtë sezon ka në dispozicion 24 makina dhe kripë të mjaftueshme rreth 2,500 ton”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

Ata gjithashtu ju bëjnë thirrje vozitësve të jenë të kujdesshëm dhe tu përmbahen rregullave të komunikacionit./Telegrafi/

Exit mobile version