Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit: Jemi të detyruar me ligj të japim leje për ndërtimet në bregun e lumit Vardar

Kabineti i kryetarit të Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, kanë reaguar se LSDM-ja dhe mediat po përhapin manipulime në lidhje me ndërtimet që filluan gjatë ditës së sotme në bregun e lumit me Vardar, ndërtime që shkaktuan revoltë të madhe tek qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Bashkia e Shkupit dëshiron të informojë opinionin se ndërtimet në këtë hapësirë me regjim të veçantë të komunikacionit është paraparë me planin e detajuar urbanistik i miratuar nga Komuna Qendër, që të njëjtën e ndërton institor privat. Përsërisim, Bashkia e Shkupit nuk është institucion që e ka vizatuar këtë rrugë dhe Bashkia e Shkupit nuk është ajo që po bën ndërtimet. Bashkia e Shkupit, në bazë të dokumenteve të vlefshme të planit të detajuar urbanistik, i cili u miratua nga Komuna Qendër është e detyruar me ligj të lëshojë leje për ndërtime”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Shkupit.

Gjithashtu thonë se nëse nuk japin leje për ndërimet, mund të ballafaqohen me padi dhe të kenë pasoja financiare./Telegrafi/

Lexo po ashtu Me protesta dhe “mur të gjallë” do të mbrohet bregu i lumit Vardar (Foto)
Exit mobile version