Moti i ftohtë ka mbërthyer të gjithë territorin e Maqedonisë ndërsa autoritetet e Bashkisë së Shkupit sot njoftojnë se janë në gatishmëri për të liruar rrugët dhe për të pastruar borën, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Ne kemi vazhduar punën nëpër të gjithë territorin e Bashkisë së Shkupit dhe kemi hudhur mbi 180 ton kripë në të gjithë rrugët e kryeqytetit për të penguar ngricat dhe rrëshqitjen. Ekipet për pastrim kanë pastruar bulevardet dhe rrugët e lagjeve. Aksioni i jonë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme. Apelojmë deri tek qytetarët që të mos dalin pa nevojë me vetura dhe të kenë kujdes në vendet e rrëshqitshme.” thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/