Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit i bashkangjitet fushatës kundër dhunës ndaj grave

Përmes ndriçimit simbolik të Kalasë së Shkupit me ngjyrë portokalli, edhe zyrtarisht ka filluar fushata e Kombeve të Bashkuara dhe delegacionit evropian në Maqedoni “16 ditë aktivizim kundër dhunës gjinore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo fushatë do të përbëhet nga një seri e aktiviteteve me qëllim t’i jepet fund dhunës mbi gratë.

Bashkia e Shkupit e mbështet strategjinë kombëtare për mbrojtje të familjes nga dhuna, e cila paraqet një nga dokumentet themelore strategjile të Maqedonisë.

Exit mobile version