Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit me apel për 1 majin: Të ruhet gjelbërimi

Nëpërmjet një njoftimi të Bashkisë së Shkupit ju bëhet apel qytetarëve, që gjatë vizitës së tyre në vendet me gjelbërim si dhe në parqet e qytetit të mos hedhin mbeturinat dhe të mos ndezin zjarr nëpër vendet e ndaluara për përgatitjen e ushqimit në zjarr.

Ky njoftimi vlen posaçërisht për vendet siç janë: Parku në Vodno, Parku në Gazi Babë, Saraj në Matkë dhe në vendet tjera me gjelbërim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në njoftim thuhet se ekipet e Bashkisë së Shkupit këtë fundjavë kanë pastruar hapësirat e gjelbërimit dhe parqet në Shkup.

Nesër është më 1 maj në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është ditë pushimi./Telegrafi/

Exit mobile version