Moti i ligë ka vështirësuar situatën në veri të Shqipërisë.
Erërat e forta që fryjnë po vështirësojnë situatën pasi në mbrëmjen e djeshme, temperaturat kishin arritur në -16°C.
Problem mbetet mungesa e energjisë në disa prej Njësive Vendore si dhe izolimi i fshatrave si pasojë e bllokimit të rrugëve rurale, shkruan Lapsi.al.
Bashkia e Pukës u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin daljet gjatë natës dhe qarkullimin me automjete.