Site icon Telegrafi

Bashkia e Korçës: Bregovic është artist i madh, nuk e anulojmë koncertin

Pa marrë parasysh reagimet e shumta kundër koncertit të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregovic në Korçë, Bashkia e Korçës nuk do e anuloj pjesëmarrjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur për Kallxo, Benila Terova, zëvendëskryetare e Bashkisë në Korçë.

“Pjesëmarrja në Korçë është pjesë e turit ndërkombëtar të këtij artisti të madh ballkanik të përmasave ndërkombëtare”, tha ajo. Sipas saj, Festa e Birrës në Korçë është një festë masive që synon respektimin dhe promovimin e diversitetit kulturor dhe etnik.

“Bashkia e Korçës REFUZON të përfshihet në një debat që tenton të POLITIZOJË Festën e Birrës”, tha ajo.

“Festa jonë është e te gjithë shqiptarëve e me gjerë. Ne kemi synuar ta ndërkombetarizojmë nga viti në vit festën me muzikantë e vizitorë nga çdo cep i Ballkanit dhe Europës”, tha Terova.

Në prill 2006 Bregovic ka mbajtur dy koncerte të mëdha në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe është vlerësuar me Çelësin e Qytetit nga kryetari i Bashkisë të asaj kohe Edi Rama

.Në Kosovë dhe në Shqipëri, skena publike dhe qytetarë po e kundërshtojnë këtë koncert me supozimin se nën këngët e Bregovicit kanë nxitur krimet gjatë luftës në Kosovë.

Exit mobile version