Me autobusë, fshatarët e Broboniqit të Mitrovicës bënë një rrugë të veçantë. Ata të dielën pasdite u nisën drejt Prishtinës për të festuar.
Bashkëfshatari i tyre Kadri Veseli u zgjodh kryetar i partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Kurse Pleqtë e fshatit e kujtojnë Veselin si një djalë i sjellshëm e bujar, e nga ai shpresojnë shumë.
E këta i priste Kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, ku do të bashkohen të gjithë e nga aty do të marrin rrugën për në kryeqytet.
Portreti i Kadri Veselit tashmë kishte zënë vend në fanellat e simpatizantëve.
Organizatorët i thanë Klanit se nga Mitrovica për festën në Prishtinë do të nisën 18 autobusë.