Miliarderi rus, Mikhail Prokhorov e kishte blerë para nëntë vjetëve New Jersey Netsin dhe e shndërroi në Brooklyn, ku solli një pjesë të vogël të yjeve të shtrenjta. Ai premtoi solemnisht, nëse nuk do të fitonin titullin si Netsat në pesë vitet e ardhshme, do të martohej pasi ishte një beqar i përbetuar.
Për nëntë vjet, Prokhorov nuk u martua edhe pse Netsat nuk e fituan titullin, dhe tani me ardhjen e Kevin Durant dhe Kyrie Irving, ata kanë filluar një epokë të re, më të mirë, por rusi e shiti klubin.
Në vitin 2010, Prohorov bleu 80 për qind të aksioneve të Netsave gjersa pjesën e mbetur e bëri për vete pas pesë vjetëve.
Megjithatë, dy vjet më parë, 49 për qind të aksioneve ia ka shitur miliarderit të Tajvanit , Joseph Tsai për një miliard dollarë dhe 51 për qind e mbetura ia ka shitur po të njëjtit person për 1.35 miliard dollarë. Pra, gjithsej 2.35 miliardë dollarë.
Netsat janë bërë skuadra më e shtrenjtë sportive amerikane në histori. Rekordi deri më tani është mbajtur nga Houston Rockets dhe ekipi NFL-së, Carolina Panthers, ku secila është shitur për 2.2 miliardë dollarë.
Ndryshe, Tsai është bashkëthemelues dhe bashkë-president i i Alibabas, një kompani e njohur botërore e tregtisë elektronike, e vlerësuar në 10.2 miliardë dollarë. /Telegrafi/