Site icon Telegrafi

Bashkësitë fetare në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të nënshkruajnë nesër një deklaratë në mbështetje të të dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Këtë deklaratë prijësit e këtyre bashkësive fetare do ta bëjnë pas seancës së parë të konferencës “Të gjithë së bashku me një zë”, që mbahet nesër nën organizimin e Bashkësisë Islame e Kosovës.

Sipas një njoftimi nga BIK në  konferencë  do të flasin Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish- presidentja, Atifete Jahjaga, prijësit e bashkësive fetare (Kishës Katolike, Kishës Protestante Ungjillore dhe Bashkësisë Hebarike), përfaqësuesit e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, Shefja e BE- Nataliya Apostolova, shefi i misionit të OSBE-së Jan Braathu, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell, ambasadorja e jonë në Uashington, Vlora Çitaku,  si dhe referues e njohës të çështje nga institucionet vendore e ndërkombëtare.

“Pas seancës së parë të konferencës,  prijësit e bashkësive fetare të Kosovës (Bashkësisë Islame të Kosovës, Kishës Katolike, Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës dhe bashkësisë Hebraike të Kosovës do të nënshkruhet një deklaratë në mbështetje të të dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në njoftim

Konferenca fillon prej orës 09:30. /Telegrafi/

Exit mobile version