Bashkësitë fetare në Republikën e Maqedonisë përmes një thirrjeje të përbashkët u janë drejtuar partive qetësim të situatës, duke treguar vullnet të mirë dhe mençuri në vendime dhe procedura, duke u përmbajtur nga gjërat që mund ta kërcënojnë shtetin, por edhe siguri të njerëzve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata u bëjnë thirrje partive dhe politikanëve të tregojnë dashamirësinë e tyre dhe në frymën e tolerancës të ndërmarrin masa të përbashkëta, të bazuara në procedurat legjitime shtetërore, me qëllim në tejkalimin e krizës në vend.
‘Duhet të kuptojmë se jeta e vërtetë e përbashkët arrihet gjithnjë në qetësi, me respektimin e diversitetit dhe të drejtën e çdonjërit, pa cënimin e dinjitetit të tjetrit’, thuhet ndër të tjera në kumtesën e përbashkët. /Telegrafi/