Site icon Telegrafi

Bashkësia Islame: Sulmi në Nice të Francës, akt terrorist dhe i neveritshëm

Bashkësia Islame e Kosovës sulmin e së enjtes në Nice të Francës e ka quajtur akt terrorist dhe të neveritshëm që ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore.

BIK përmes një reagimi për media thekson se fetë nuk kanë për qëllim përplasjet, dhunë e tmerret por kanë për qëllim udhëzimin dhe fisnikërimin e popujve dhe shoqërive tona.

“Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin francez. Marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgamberëve”, thuhet më tej.

Lexo po ashtu Një gruaje iu pre koka! Detaje të reja të sulmit me thikë në Nice të Francës

Ndryshe, një gruaje të enjten në Nice të Francës iu pre koka nga një sulmues me thikë i cili gjithashtu vrau dy persona të tjerë afër një kishe në qytetin francez.

Sulmi vjen pak ditë pasi në Francë ndodhi prerja e kokës në fillim të këtij muaji e mësuesit francez të shkollës së mesme Samuel Paty në Paris nga një burrë me origjinë çeçene. /Telegrafi/

Exit mobile version