Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta për të kryer haxhin.
Në një njoftim të bërë nga BIK-u thuhet se Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Haxhit ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve të Kosovës drejt vendeve të shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame, haxhin.
Fitim ef. Gashi nga Drejtoria e Haxhit tha se në këtë vit nën organizimin e Kryesisë së BIRK-ut për vende të shenjta për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1.080 besimtarë, në mesin e të cilëve 370 janë gra.
Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se, grupi i parë i haxhinjve do të nisen nga Prishtina më 31 korrik, për të vazhduar pastaj me datë 1, 2 dhe 3 gusht kur do të niset edhe ekipi i fundit i haxhinjve drejt vendeve të shenjta.
Çmimi i haxhit për besimtarët kosovarë këtë vit është 4.150 euro./Telegrafi/