Bashkësia Islame e Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe të gjithë opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit fillon ditën e martë, më 13 prill 2021.
BIK me anë të një njoftimi ka uruar besimtarët me rastin e fillimit të këtij muaji.
“Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, njofton BIK. /Telegrafi/