Site icon Telegrafi

Bashkësia Islame e Kosovës ndihmon Shqipërinë me mbi 300 mijë euro

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbledhur 304 mijë e 302 euro për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se kjo shumë është mbledhur në aksionin e ndërmarrë, sipas urdhrit të Myftiut Naim Tërnava, që në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, më datë 29.11.2019, të mblidhen ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

“Në ditën kur është ndërmarr ky aksion, që ishte ditë e premte kur imamët mbajnë ligjëratën e rregullt javore, ata janë orientuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame që të flasin për vlerën e ndihmës-sadakasë, për kuptimet e vëllazërisë kombëtare. Po ashtu që të rikujtojnë xhematin që të luten e t’i ndihmojnë motrat e vëllezërit nga Shqipëria në të gjitha format e mundshme, përfshirë edhe nëpërmjet aksionit që po ndërmerrej në xhami”, thuhet ndër të tjera në njoftimin për media nga BIK. /Telegrafi/

Exit mobile version